“Përtej shumë viteve punë e angazhim mbi supe, Baci top” – Djali dhe nipi e vizitojnë Jakup Krasniqin në Hagë
Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, e ka vizituar babain e tij në Hagë. Këtë vizitë, ai e ka realizuar së bashku me djalin e axhës së tij, Dardanin, dhe ish-ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçicën, raporton lajmi.net Lajmin për vizitën e ka bërë të ditur Dardan Krasniqi,…

Lajme
Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, e ka vizituar babain e tij në Hagë.
Këtë vizitë, ai e ka realizuar së bashku me djalin e axhës së tij, Dardanin, dhe ish-ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçicën, raporton lajmi.net
Lajmin për vizitën e ka bërë të ditur Dardan Krasniqi, nipi i Jakup Krasniqit, përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook”. Ai ka njoftuar se gjendja e Jakup Krasniqit është “jashtëzakonisht e mirë”.
“Megjithëse vend i pakëndshëm e kohë depresive, biseda e gjallë, pozitive e plot moral aty brenda, bëri që koha të kalojë shpejt e pavërejtur,” ka shkruar Dardan Krasniqi./Lajmi.net/