Personi që veshi 15 bluza për ta shmangur tarifën e valigjes në aeroport

Një baba skocez bëri një zgjidhje gjeniale për të shmangur tarifën e valigjes në aeroport.

Fun

07/07/2019 21:59

John Irvine, 46-vjeçar, nga Bearsdeni i Glasgowit vendosi të veshë tetë kilogramë rroba, aq sa kishte në valigje, për t’iu shmangur tarifës së saj, transmeton lajmi.net.

Videoja e realizuar nga djali i tij, Josh e tregon atë ndërsa ai veshë rrobë pas rrobe nga valigja e tij, para stafit të kontrollit në aeroportin e Nisë të premten mbrëma.

Babai përfundon me rreth 15 bluza, deri sa bagazhi ta arrijë limitin e pranuar.

Ndiqeni videon për ta parë momentin qesharak. /Lajmi.net/