Personi që u intervistua për rastin Banjska është liruar

Personi që u intervistua nga Policia e Kosovës në stacionin e Mitrovicës së Jugut për rastin Banjska është liruar. Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar edhe zëvendësdrejtori i policisë për veriun, Veton Elshani. “Personi pas intervistimit është liruar” ka thënë Elshani. Ndryshe disa orë më parë u interveistua personi në fjalë. Të njëjtën e pati…

Lajme

12/09/2024 20:15

Personi që u intervistua nga Policia e Kosovës në stacionin e Mitrovicës së Jugut për rastin Banjska është liruar.

Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar edhe zëvendësdrejtori i policisë për veriun, Veton Elshani.

“Personi pas intervistimit është liruar” ka thënë Elshani.

Ndryshe disa orë më parë u interveistua personi në fjalë.

Të njëjtën e pati konfirmuar Elshani i cili tha se personi në fjalë është në interes për rastin Banjska.

“Një person me interes në lidhje me rastin Banjska është duke u intervistuar në stacionin policor jug. Pas intervistimit i njëjti do të lirohet”/Lajmi.net/