Personi që u gjet i vdekur në Rrugën B dyshohet se është dizajner i njohur kosovar
Një burrë ka humbur jetën gjatë ditës së premte në Rrugën B në Prishtinë. Viktima dyshohet se pësoi lëndime nga mjeti i prehtë, e po ashtu edhe një grua, e cila është duke u trajtuar. Rastin për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti e cila tha se personi në fjalë…

Lajme
Një burrë ka humbur jetën gjatë ditës së premte në Rrugën B në Prishtinë.
Viktima dyshohet se pësoi lëndime nga mjeti i prehtë, e po ashtu edhe një grua, e cila është duke u trajtuar.
Rastin për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti e cila tha se personi në fjalë ka lënduar veten me mjetë të mpreht dhe nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve.
Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes duke filluar menjëherë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave të rastit.
Në vendin e ngjarjes janë ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e njërit prej personave të lënduar, mashkull, 34 vjeç, ndërsa e lënduara femër, 30 vjeçare është dërguar për tretman mjekësor.
Mbështetur në të dhënat fillestare, dyshohet se personat kanë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë, dyshohet thikë.
Hetuesit policor po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura hetimore që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes”, tha Ahmeti për lajmi.net.