Personi i pastrehë fillon të flasë dhe të kujtoj ngjarjet, ka nevojë për strehim afatgjatë

Një person i pastrehë në rrugët e kryeqytetit tashmë ka takuar nënën e tij. Për këtë rast tash e disa ditë po raporton gazetari i lajmi.net, Oqean Dërmaku. Ai ka arritur të gjej nënën e personit të pastrehë, i cili fillimisht nuk ka pranuar ta takoj atë. Sot gazetari i lajmi.net ka qëndruar në Ferizaj…

Lajme

06/02/2024 19:47

Një person i pastrehë në rrugët e kryeqytetit tashmë ka takuar nënën e tij.

Për këtë rast tash e disa ditë po raporton gazetari i lajmi.net, Oqean Dërmaku.

Ai ka arritur të gjej nënën e personit të pastrehë, i cili fillimisht nuk ka pranuar ta takoj atë.

Sot gazetari i lajmi.net ka qëndruar në Ferizaj ku edhe ka biseduar me personin i cili ka filluar të kujtoj ngjarjet dhe jetën e tij më parë.

Personi i pastrehë dhe nëna e tij momentalisht kanë nevojë për një qëndrim më afatgjatë, për të cilën gazetari kërkon ndihmë nga institucionet dhe njerëzit me vullnet të mirë./Lajmi.net/

Video: