Personazhi i Vitit

Altuna Sejdi, e njohur më mirë si Tuna, e arriti kulmin e karrierës në vitin 2013. Këngëtarja shqiptare nga Maqedonia i nxori disa hite gjatë vitit që po përfundon, duke i dhënë kapak me këngën ‘Fenix’, me të cilin mori miliona klikime ne Youtube dhe u bë hit gjatë verës. Sukseset e vitit 2013 e…

ShowBiz

19/12/2013 10:00

Altuna Sejdi, e njohur më mirë si Tuna, e arriti kulmin e karrierës në vitin 2013. Këngëtarja shqiptare nga Maqedonia i nxori disa hite gjatë vitit që po përfundon, duke i dhënë kapak me këngën ‘Fenix’, me të cilin mori miliona klikime ne Youtube dhe u bë hit gjatë verës.

Sukseset e vitit 2013 e shpërblyen këngëtaren me çmimin ‘Personazhi i Vitit’, të cilin ia ndau emisioni ‘Prive’, që transmetohet në Klan Kosova.

“Faleminderit për dashurinë dhe respektin Klan Kosova dhe Prive. Personazhi i Vitit”, ka shkruar Tuna në rrjetin social Instagram, ku e ka postuar fotografinë, bashkë me Kupën e marrë. Këtë vit, Tuna e fitoi nofkën ‘Zogu’, si rezultat i një pjese të tekstit të saj, ku thuhej: “Zogu ma i mirë prej krejtve”.