Personat që jetojnë në Zvicër me cilësinë më të dobët të spermës në botë

Zviceranët kanë cilësinë më të dobët të spermës anembanë botës, sipas hulumtimeve të reja.

Bota

22/05/2019 17:44

Shkencëtarët zhvilluan studimin e parë mbarëkombëtar të cilësisë së spermës tek burrat zviceranë dhe zbuluan se vetëm 38 përqind e tyre kishin cilësinë e spermës mbi mesataren, transmeton lajmi.net.

Shtatëmbëdhjetë për qind konsiderohen “nën-fertil” dhe kanë gjasa të kenë vështirësi për konceptim, sipas pragjeve të përcaktuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Kjo do të thotë se ata kanë përqendrime të spermës prej më pak se 15 milionë për ml spermë.

Përqendrimi mesatar i spermës varion nga 41 në 67 milionë për ml spermë tek burrat në evropë. Por, zviceranët kanë një mesatare prej 47 milionë për ml, sipas studimit, botuar në revistën ‘Andrology’.

“Është e rëndësishme të kuptojmë se koha e nevojshme për të konceptuar rritet ndjeshëm nëse një burrë ka një përqendrim të spermës nën 40 milionë për ml”, tha profesor Serge Nef nga Universiteti i Gjenevës (UNIGE), i cili ndihmoi në kryerjen e hulumtimit.

Studimet e mëparshme kanë sugjeruar se burrat nga Danimarka, Norvegjia dhe Gjermania gjithashtu kanë cilësi të dobët sperme. /Lajmi.net/