Personat më të predispozuar për tumor lëkure

Termi tumor përdoret për të kufizuar një rritje anormale mbi nivelin e lëkurës e cila mund të jetë me natyrë beninje (tumor jo-kanceroz) ose malinje (tumor kanceroz).

Lifestyle

01/04/2014 10:19

Tumorët mund të jenë ato tumorë të cilët prekin lëkurën dhe që origjinën e tyre primare e kane nga shtresat sipërfaqësore të saj dhe tumorët që prekin adnekset e lëkurës, thuhet në libirn “dermatologjia dhe venerologjia”.

Format më të shpeshta të kancerit të lëkurës janë: Karcinoma bazoqelizore, Karcinoma spinoqelizore dhe Melanoma.

Personat më të rrezikuar për të zhvilluar një kancer të lëkurës janë:

– Personat që punojnë në ambiente të hapura si femerët, puntëoret e ndërtimit, detarët dhe personat që punojnë në peshkim.

– Personat që kanë fototip të lëkurës tip 1 dhe 2, pra personat me lëkurë të hapur, për shkak të pamjaftueshmërisë së melaninës në lëkurën e tyre.

– Personat që kanë kontakt të zgjatur me arsenikun.

– Çdo person që qëndron në rrezatim për një kohë të gjatë dhe në mënyrë të përsëritur.