Personat me të pasme më të mëdha jetojnë më gjatë

Barku i madh që vjen si pasojë e birrave rrit rrezikun e vdekjes së parakohshme - edhe nëse pjesa tjetër e trupit është e hollë, tregojnë hulumtimet.

Lifestyle

24/09/2020 16:50

Por personat me të pasme të gjera ose me kofshë më të mëdha mund të na ndihmojë të jetojmë më gjatë, tha studimi, shkruajnë mediet britanike, transmeton lajmi.net.

Studiuesit vëzhguan të dhënat e më shumë se 2.5 milionë njerëz dhe zbuluan se çdo 10 cm e madhësisë së belit ishte e lidhur me një shans më të lartë 11 për qind të vdekjes së parakohshme.

Çdo rritje prej 10 cm në perimetrin e të pasmeve shoqërohej me ulje 10 për qind më pak të vdekjes nga të gjitha shkaqet.

Studimi i ri u botua në revistën British Medical Journal. /Lajmi.net/