Personat me nevoja të veçanta po e kanë të vështirë të hyjnë, Trafiku Urban jep arsyet

Jo rrallë ka raste kur qytetarët ankohen për çështje të ndryshme brenda Trafikut Urban, duke filluar nga kapacitetet e limituara, qasjen e shoferëve ndaj pjesëmarrësve të tjerë në trafik e çështje të tjera. Një qytetar një ditë është ankuar edhe për faktin se shoferët ndalin autobusin gati 1 metër larg trotuarit, çka e bën të…

Lajme

13/01/2024 12:56

Jo rrallë ka raste kur qytetarët ankohen për çështje të ndryshme brenda Trafikut Urban, duke filluar nga kapacitetet e limituara, qasjen e shoferëve ndaj pjesëmarrësve të tjerë në trafik e çështje të tjera.

Një qytetar një ditë është ankuar edhe për faktin se shoferët ndalin autobusin gati 1 metër larg trotuarit, çka e bën të pamundur që aty të hipin qytetarë me nevoja të veçanta.

Teuta Krasniqi, zyrtare për informin në Trafikun Urban ka thënë se duhet të kalojë pak kohë që shoferët të adaptohen me pritoret e reja, përderisa ka fajësuar edhe taksitë ilegalë që ndalen tek trotuari.

“Kemi marrë ankesa. E kemi marrë edhe direkt prej personit që e ka bo. Pritoret i ka ndryshu Komuna edhe pak ju duhet kohë deri të adaptohen. Ku ka pengesa prej taksive ilegale e veturave tjera të cilat vazhdojnë me u ndalë në stacione edhe për mos me i ra shumë autobusit me prit, nuk i afrohen trotuarit. Por ne e kemi lëshu një urdhëres, iu kemi bë apel shoferëve me u afru sa më afër që me pasë mundësi me pasë qasje edhe personat me aftësi të kufizume”, tha ajo për lajmi.net.

Tutje Krasniqi tha se brenda dy jave do të vendoset brenda autobusëve sinjalistika ku do të ketë vende të veçanta për personat me nevoja të veçanta, të moshuarit, shtatzënat., etj.

“Edhe për këtë jemi tash e dy muaj duke u marrë me operativën. Jemi në përfundim të stikerave që kemi me i vendos. Ulëset kanë me qenë të dedikuara, me përparësi për gra shtatzëna, për personat me aftësi të kufizuar, për të moshuar. Shumë shpejt, ndoshta brenda dy jave komplet ka me përfundu kjo çështje”, shtoi ajo për lajmi.net