Persona të panjohur me mjete të forta dëmtojnë pjesë të kanalit Ibër-Lepenc

Policia e Kosovës ka raportuar se persona të panjohur me mjete të forta kanë dëmtuar një pjesë të kanalit të Ibër Lepencit (bajpasit). Kjo është konfirmuar në raportin 24 orësh, derisa nuk janë dhënë detaje shtesë për rastin. Ndryshe më 29 nëntor bëhen një vit nga shpërthimi në kanalin Ibër-Lepenc, në fshatin Varragë në pjesën…

Lajme

26/11/2025 10:02

Policia e Kosovës ka raportuar se persona të panjohur me mjete të forta kanë dëmtuar një pjesë të kanalit të Ibër Lepencit (bajpasit).

Kjo është konfirmuar në raportin 24 orësh, derisa nuk janë dhënë detaje shtesë për rastin.

Ndryshe më 29 nëntor bëhen një vit nga shpërthimi në kanalin Ibër-Lepenc, në fshatin Varragë në pjesën veriore të Kosovës, rrethanat e ngjarjes dhe përgjegjësit e saj mbeten ende të paqartë.

Shpërthimi ndodhi më 29 nëntor, 2024. Kosova e cilësoi atë si një akt terrorist dhe akuzoi Serbinë për organizimin e tij, por Beogradi i mohoi këto akuza.

Pas incidentit, SHBA-ja deklaroi se nuk ka prova që lidhin drejtpërdrejt Beogradin me shpërthimin dhe se është herët për të nxjerrë përfundime, por konfirmoi se në hetime janë përfshirë edhe agjentë të Byrosë Federale të Hetimeve (FBI).

Prokuroria Speciale e Kosovës i tha Radios Evropa e Lirë se rasti i shpërthimit në kanalin Ibër-Lepenc është ende nën hetim dhe se nuk mund të japë detaje për të./Lajmi.net/