Persona të panjohur hodhën granatë dore në një pishinë në Gjakovë, policia jep detaje

Disa persona të panjohur kanë hedhur një granatë dore në një pishinë në Qabrat të Gjakovës. Policia tha se u njoftua nga punëtori i pishinës dhe tha se përveç dëmeve materiale nuk pati të lënduar. Policia veprën e ka cilësuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. “Qabrat, Gjakovë 19.06.2025 – 22:45. Ankuesi mashkull kosovar, punëtor…

Lajme

21/06/2025 09:08

Disa persona të panjohur kanë hedhur një granatë dore në një pishinë në Qabrat të Gjakovës.

Policia tha se u njoftua nga punëtori i pishinës dhe tha se përveç dëmeve materiale nuk pati të lënduar.

Policia veprën e ka cilësuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

“Qabrat, Gjakovë 19.06.2025 – 22:45. Ankuesi mashkull kosovar, punëtor në një pishinë, ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes (granatë dore), me ç’rast janë shkaktuar dëme materiale. Nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, tha policia.