Persona të panjohur dyshohet se hodhën 87 gramë drogë brenda Qendrës së Dubravës

Një sasi prej 87 gramësh substancë narkotike dyshohet se është hedhur brenda hapësirës së Qendrës Korrektuese në Dubravë nga persona të panjohur. Rasti është raportuar më 13 tetor nga zyrtarët korrektues, sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës. “Persona të panjohur kishin hedhur brenda hapësirës së qendrës 87 gramë substancë narkotike”, thuhet në raportin e…

Lajme

15/10/2026 09:41

Një sasi prej 87 gramësh substancë narkotike dyshohet se është hedhur brenda hapësirës së Qendrës Korrektuese në Dubravë nga persona të panjohur.

Rasti është raportuar më 13 tetor nga zyrtarët korrektues, sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës.

“Persona të panjohur kishin hedhur brenda hapësirës së qendrës 87 gramë substancë narkotike”, thuhet në raportin e Policisë.

Njësitë përkatëse janë duke hetuar rastin, ndërsa deri më tani nuk janë dhënë detaje të tjera lidhur me personat e dyshuar apo rrethanat e rastit. /Lajmi.net/