Persona të panjohur dëmtojnë varrezat e dëshmorëve në Gjakovë
Në Gjakovë janë dëmtuar varrezat e dëshmorëve.

Lajme
Këtë e ka bërë të ditur përmes raportit 24 orësh Policia e Kosovës, shkruan lajmi.net.
Ndonëse nuk ka dhënë shumë detaje, policia ka bërë të ditur se persona të panjohur i kanë dëmtuar ato varreza.
Për rastin që ka ndodhur dje rreth orës 13:00, nuk është raportuar për të arrestuar. /Lajmi.net/