Përshëndetje e falënderime, Prishtina largon edhe Agim Zekën
Sot është dita e përshëndetjeve dhe falënderimeve te FC Prishtina.

Sport
Skuadra e Prishtinës ka bërë postimin e katërt radhazi, duke njoftuar tani edhe për një tjetër largim nga klubi.
Agim Zeka është lojtari që ka ndërprerë bashkëpunimin me skuadrën kryeqytetase, shkruan lajmi.net.
Lojtari bëri vetëm 13 paraqitje me Prishtinën, prej kur erdhi te klubi gjatë muajit janar.
23 vjeçari do të kërkojë për ndonjë aventurë të re, pasi aventura te Prishtina merr fund këtu për të.
Mbetet të shihet nëse Prishtina do të largojë edhe ndonjë tjetër lojtar sot, pas Sulley, Ristevski, Tomasevic e Zekës. /Lajmi.net/