Përshëndetje dhe urime në Kuvend, Teuta Haxhiu ia uron lindjen e djalit Hajdar Beqës
Ka kohë që në Kuvendin e Kosovës punimet nuk janë zhvilluar si duhet.

Lajme
Përpos kësaj deputetët shpesh janë të pavëmendshëm duke qeshur e folur me njeri-tjetrin, ose edhe duke mos qenë fare në seancat plenare.
Por, sot një deputete ka gjetur kohë edhe për ta bërë një urim për kolegun e saj deputet.
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu e ka marrë fjalën në Kuvend për t’ia uruar lindjen e djalit deputetit Hajdar Beqa.
“Së pari ia uroj lindjen e djalit deputetit Hajdar Beqa”, ka thënë e zgjedhura e popullit Haxhiu.