Përsëritet edhe një herë skenari – ndeshja ndaj Lazios nuk shtyhet, Torino vendos të mos udhëtojë fare

Serie A ka raportuar se nuk kanë vendosur që të pezullojnë ndeshjen ndaj Lazios dhe Torinos, mirëpo këta të fundit nuk kanë udhëtuar fare.

Sport

02/03/2021 17:13

Pasi Komisioni Disiplinor është mbledhur për të diskutuar rreth protokollit për COVID-19, vendimi erdhi sot për ndeshjen mes Lazios dhe Torinos, përcjell lajmi.net.

Agjencia e lajmeve, ANSA raportoi se Liga Italiane nuk ka vendosur që ndeshja të mos luhet sonte.

Por, Torino është bllokuar nga autoritetet e shëndetësisë për të mos udhëtuar dhe kësisoj është shtyrë ndeshja.

Skuadra e Torinos do t’i nënshtrohet një testi të ri sonte, me tetë lojtarë pozitivë në kampin e tyre.

Një incident i ngjashëm kishte ndodhur mes Napolit dhe Juventus në tetorin e vitit të kaluar, kur Napoli është bllokuar nga autoritetet lokale për të mos udhëtuar dhe në fund humbi ndeshjen në tavolinë 3-0.

Megjithatë, pas apelit që ata bën në gjykatë, është revokuar vendimi për t’u marrë një i ri, ku është vendosur për t’u zhvilluar në një datë tjetër ndeshja./Lajmi.net/