Përse meshkujt që jetojnë më në qendër të qytetit kanë më shumë probleme me ereksionin

Meshkujt që jetojnë në rrugët kryesore të qytetit kanë më shumë gjasa të kenë vështirësi në ereksion për shkak të ekspozimit ndaj ndotjes, sugjeron një studim.

Lifestyle

04/02/2019 16:10

Tymet toksike reduktuan rrjedhjen e gjakut në organet gjenitale, treguan testet mbi minjtë, duke i vënë ata në rrezik të zhvillimit të disfunksionit erektil, transmeton lajmi.net.

Meshkujt që jetojnë në këto zona lodhen më shpejt gjatë seksit, pasi që tymi mund të zvogëlojë kapacitetin e mushkërive, thonë studiuesit.

Studimi vjen në mes të një sërë provash që tregojnë një shoqëri në zhvillim të sëmundjeve si rezultat i ajrit të ndotur.

Hulumtimi, i realizuar në Universitetin Guangzhou në Kinë, krahasoi performancën seksuale të minjve në katër grupe të ndryshme, raporton The Sun.

Grupi i parë inhaloi ajrin e ndotur për dy orë në ditë për tre muaj rresht, i dyti për katër orë dhe i treti për gjashtë orë.

Grupi i katërt nuk u ekspozua në ajër të ndotur, zbuloi studimi, i botuar në Gazetën e Mjekësisë Seksuale.

Një reduktim i ndjeshëm në funksionin erektil u pa në grupet e minjve që kishin thithur ajrin e ndotur për katër dhe gjashtë orë rresht brenda ditës.

Studimet e mëparshme kanë lidhur ndotjen e ajrit menjë rrezik në rritje të kancerit të gjirit, kancerit të gojës, autizmit në fëmijët dhe sëmundjeve të zemrës. /Lajmi.net/