Përplasje e zhvillimeve në Këshillin Prokurorial, Kelmendi akuzon Grantollin: E dini saktë për çdo gjë që keni ardhur në zyrën time
Propozimi për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi ka nxitur përplasje në mbledhjen e sotme të Këshillit Prokurorial të Kosovës, mes Kelmendit dhe zëvendëskryesues së KPK-së, Jehona Grantolli. Kelmendi u shpreh se propozimi i Grantollit është shkruar nga dikush tjetër. U.d i Kyreprokurorit Besim Kelmendi e akuzoi Grantollin se ka…
Lajme
Propozimi për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi ka nxitur përplasje në mbledhjen e sotme të Këshillit Prokurorial të Kosovës, mes Kelmendit dhe zëvendëskryesues së KPK-së, Jehona Grantolli.
Kelmendi u shpreh se propozimi i Grantollit është shkruar nga dikush tjetër.
U.d i Kyreprokurorit Besim Kelmendi e akuzoi Grantollin se ka konflikt të pasur interesi në raport me të.
“Keni konflikt të pastër interesi te unë, dhe për këtë e ngrit këtë çështje. E dini saktë për çdo gjë që keni ardhur në zyrën time dhe çfarë keni kërkuar. Keni bërë kërkesë për Shqipdon Fazliun dhe unë e kam refuzuar”, tha Kelmendi.
Pas kësaj reagoi zëvendëskryesuesja Grantolli e cila kërkoi që të përmbahej nga gjuha.
Grantolli propozon shkarkimin e u.d të Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi
“Nivel i ultë diskutimi. Përmbahuni nga deklaratat personale ku cenohet integriteti im”, tha Grantolli,telegrafi.
Besim Kelmendi tha se do të flas dhe se opinioni do të jetë i njoftuar për të gjitha gjërat.
“Unë kam dhënë dje dëshmi në cilësinë e dëshmitarit, kjo është një lojë e një grupi të cilin sot e përfaqësoj zëvendëskryesuesja. Opinioni duhet ta dijë se ky është plan sepse dëshirojnë ta kenë njeriun që kanë interes ta kenë, i cili dje gjatë seancës dëgjimore ku jam dëgjuar si dëshmitarë ka qenë dy herë për të parë mirë a jam unë ai që po flas”, tha Kelmendi.
Ai shtoi se ky është plan i tmerrshëm i një grupi për interes të një individi.
“Unë kurrë në jetë nuk kam aplikuar për pozitën e kryeprokurorit. Kurrë s’jam ndjerë më keq se në këto ditët e fundit kur është bërë plani mem shkarku mua. Kurrë ma letë se kam pasur të jap dorëheqje por kur I kam parë këto plane kam vendosur që deri në fund të mbes stoik në qëndrimet e mia dhe ta ruaj KPK-në”, tha Kelmendi, derisa u kërkonte anëtareve të tregojnë emrin e personit që duan ta emërojnë në pozitën e u.d të Kryeprokurorit të Shtetit.