Përplasje e trenit me autobusin e të burgosurve, 10 të vdekur

Në një përplasje ndërmjet një treni dhe autobusi që transportonte të burgosur, të mërkurën në shtetin federal Teksas të SHBA-ve, kanë vdekur 10 veta, kurse edhe pesë të tjerë janë plagosur.

Bota

14/01/2015 20:59

Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes autobusi kishte rënë në binarë të ternit, ku është goditur nga një tren, transmeton agjencia e lajmeve AFP.

Në autobus gjendeshin 12 të burgosur dhe tre gardianë që ishin duke udhëtuar për në qytetin El Paso.