Përplasje e fortë mes dy automjeteve në Rufc të Lipjanit

Një përplasje e rëndë mes dy automjeteve është regjistruar orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Rufc të komunës së Lipjanit. Si pasojë e aksidentit, njëra nga veturat ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një gropë pranë aksit kryesor që lidh zonën me Torinën, transmeton lajmi.net. Menjëherë pas ngjarjes, në vendin…

Lajme

07/01/2026 09:40

Një përplasje e rëndë mes dy automjeteve është regjistruar orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Rufc të komunës së Lipjanit.

Si pasojë e aksidentit, njëra nga veturat ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një gropë pranë aksit kryesor që lidh zonën me Torinën, transmeton lajmi.net.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë ndërhyrë njësitet përkatëse policore, të cilat kanë nisur procedurat hetimore për zbardhjen e rrethanave.

Sipas informacioneve që ka marrë indeksonline nga dëshmitarë në vendngjarje, drejtuesit e të dy automjeteve kanë pësuar lëndime trupore, ndërsa ende nuk ka të dhëna zyrtare lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit./lajmi.net/