Përplasje e ashpër mes Zlatan dhe Lukaku

Në ndeshjen që po zhvillohet mes Interit dhe Milanit për Kupën e Italisë, pati një përplasje mes Zlatan Ibrahimovicit dhe Romelu Lukakut.

Sport

26/01/2021 21:50

Zlatan Ibrahimovic arriti që të shënoi golin e vetëm në këtë pjesë të parë në minutën e 31-të, shkruan lajmi.net.

Mirëpo, vëmendje tjetër mori përplasja që ai pati me ish-bashkëlojtarin e tij, Romelu Lukaku.

Këta dy, u afruan ngatë njëri tjetrit dhe patën një kacafytje të vogël. Raportohet se Zlatan ka thënë diçka për nënën e Lukakut.

Më poshtë, mund ta ndiqni videon: