Përplasja Krasniqi-Rama, Abazi pyet Kurtin: Kush ka qenë vrasës i nënës shtatzënë në oborrin e QKUK

Alban Krasniqi, burri i ushtrueses së detyrës së presidentes Albulena Haxhiu,  e ka quajtur “vrasës” kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, pas vdekjes tragjike dje të një punëtori në një vend punishte në Prishtinë. Rreth kësaj, ka reaguar Haki Abazi, i cili, në postimin e tij, e ka pyetur kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se ‘’…

Lajme

29/07/2026 16:29

Alban Krasniqi, burri i ushtrueses së detyrës së presidentes Albulena Haxhiu,  e ka quajtur “vrasës” kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, pas vdekjes tragjike dje të një punëtori në një vend punishte në Prishtinë.

Rreth kësaj, ka reaguar Haki Abazi, i cili, në postimin e tij, e ka pyetur kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se ‘’ kush ka qenë vrasës në rastin e nënës shtatzënë në muajin e nëntë në oborrin e QKUK e që ka qenë në urdhërin mbrojtës !?’’.

Abazi, ka thënë se, ‘’nëna dhe foshnja të vrarë në oborrin e QKUK është vrasje e shtetit!’’

‘’Unë e pyes Albin Kurtin kush ka qenë vrasës në rastin e nënës shtatzënë në muajin e nëntë  në oborrin e QKUK e që ka qenë në urdhërin mbrojtës !?

Aksidentet ndodhin dhe është fatkeqësi e rëndë. Ndodhi edhe në Austri. Ngushëllime familjes së të riut që ka humbur jetën. Por kur shteti e ka për detyrë ta mbrojë dhe vritet në duart e shtetit, shteti është pjesmarrës në vrasje. Nëna dhe foshnja të vrarë në oborrin e QKUK është vrasje e shtetit!’’, ka shkruar Abazi.

Ndryshe, në vitin 2022, Hamide Magashi, e cila ishte shtatzënë, ishe vrarë në oborrin e QKUK nga bashkëshorti i saj.