Përplaset më pemën, druri ia përshkon këmbën tej për tej

Fermeri kinez, Wang Yang ka përjetuar ndoshta dhimbjen më të madhe që mund ta ketë imagjinuar pasi është përplasur me një pemë.

Fun

30/04/2014 23:10

43 vjeçari është shpëtuar nga zjarrfikësit lokalë pasi kamioni i tij u përplas me një pemë të rrëzuar në Wuhu, të provincës Anhui.

Incidenti i tmerrshëm ndodhi pasi që shoferi u përplas me pemën e cila e kishte bllokuar rrugën për në qytetin Wuhu.

\”Unë kurrë nuk kam parë një aksident të tillë. Shoferi kishte probleme me frymëmarrje dhe na u deshtë që të intervenonim shpejt për ta liruar atë.\” tha një zëdhënës i departamentit të zjarrfikësëve.