Përplaset me makinën teksa po voziste 225 km/h (Video)
Disa pamje të tmerrshme janë kapur teksa një motoçiklist u përplas me një makinë.
Fun
Sergey Kotov ishte pa ndjenja pasi u përplas me makinën, por mbijetoi mrekullisht dhe tani e ka postuar këtë klip tronditës të kapur nga kamera e tij GoPro.
Videoja e filmuar me kamerë GoPro tregon sesi Sergey Kotov tejkalon një motoçiklist nga korsia tjetër para se të përplaset me një makinë, të cilën nuk e vuri re.
Kotov mbeti në gjendje kome pas ndodhjes së aksidentit vitin e kaluar dhe tani i ka postuar pamjet nga aksidenti këtë javë në një vjetorin e aksidentit të tij.
Megjithatë, përkundër faktit se videoja është parë pothuajse dy milion herë, përdoruesit e YouTube nuk duken të jenë edhe aq të impresionuar me pamjet.