Përpjekje e jashtëzakonshme e babait për ta ndërruar sefte vajzën e tij (Video)
Brendan Andrews nga Australia është 29 vjeçar, ndërsa vajza e tij e vetme Olive është vetëm pak muajsh.

Fun
Një ditë, nga këmbëngulja e gruas së tij, ai më në fund pranon që për herë të parë nga ardhja e vajzës në jetë, t’ia ndërrojë pelenat dhe ta pastrojë atë, transmeton lajmi.net
Nuk shkon gjatë, babai fillon vuajtjet e tij duke mbyllur gojën e hundën, nga aroma e jashtëqitjes së vajzës së tij.
Ai fillon të kollitet me tërë fuqinë, pasi kjo për të ishte kaq e padurueshme, gjë që nënat e bëjnë disa herë në ditë.
Në prapavijë dëgjohet gruaja e tij duke i thënë: “Vazhdo mund ta bësh”, por jo, siç duket ai nuk mund ta bëjë këtë.
Kur më në fund, ai beson se e arriti qëllimin dhe i largon pelenat, me të parë çfarë kishte bërë vajza e vogël ai nuk e përballon dot më dhe largohet shpejtë nga dhoma, ku më pas dëgjohet nga pjesa e tjetër e shtëpisë duke u kollitur dhe gati për të vjellë. /lajmi.net
