“Përpjekja e Serbisë për të sulmuar Kosovën”, Deliu: E rëndësishme të kemi institucione
Deputetja e betuar e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se as sot s’pret ndonjë ndryshim në bllokadën e krijuar në Kuvendin e Kosovës. Ajo thotë se përgjegjësia i takon partisë së parë, derisa shton se një situatë e tillë është për keqardhje. “Fatkeqësisht as këtë të diel nuk pres të kemi ndonjë ndryshim, për shkak…

Lajme
Deputetja e betuar e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se as sot s’pret ndonjë ndryshim në bllokadën e krijuar në Kuvendin e Kosovës.
Ajo thotë se përgjegjësia i takon partisë së parë, derisa shton se një situatë e tillë është për keqardhje.
“Fatkeqësisht as këtë të diel nuk pres të kemi ndonjë ndryshim, për shkak të qëndrimeve që kemi parë dhe për shkak të barrikadimit dhe pengmarrjes që e shohim tash e sa kohë. Natyrisht që është për keqardhje”, tha ajo.
Deputetja po ashtu foli rreth përpjekjeve të Serbisë për të sulmuar Kosovën, ku thotë se është shumë e rëndësishme që Kosova të ketë institucionet e saja.