Përpjekja e 43-të për konstituimin e Kuvendit, deputetët mblidhen sot sërish
Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot sërish për të tentuar ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës. Kjo seancë konstituive është e 43-ta me radhë që nga 15 prilli kur është mbajtur seanca e parë konstituive, shkruan lajmi.net. Edhe kjo seancë si gjithë të tjerat nuk pritet të sjell diçka të re pasi që…

Lajme
Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot sërish për të tentuar ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës.
Kjo seancë konstituive është e 43-ta me radhë që nga 15 prilli kur është mbajtur seanca e parë konstituive, shkruan lajmi.net.
Edhe kjo seancë si gjithë të tjerat nuk pritet të sjell diçka të re pasi që në vazhdimësi opozita nuk ka marrë pjesë në votim kur VV ka propozuar që të ndryshohet procesi i votimit nga votim i hapur në të mbyllur.
Gjykata Kushtetuese iu ka thënë partive politike se kanë kohë 30 ditë që nga aktvendimi i saj për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës.
As pas këtij vendimi të Kushtetueses e as pas thirrjeve e protestave të vazhdueshme të qytetarëve e organizatave të shoqërisë civile, partitë politike në Kosovë nuk po arrijnë ta gjejnë një koncensus mes vete për të konstituuar Kuvendin e Kosovës.
Seanca e sotme do të filloj nga ora 11:00. /Lajmi.net/