Përparim Rama: Zoti Ismaili po flet për gjëra të vogla që i kryen një drejtori në kryeqytet

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se ka dallime me kandidatin e PDK-së, Uran Ismaili. Rama tha se ai është kryetar i projekteve të mëdha, kurse Ismaili flet për gjëra që i kryen një drejtori në kryeqytet. “Kemi ndryshime të mëdha, unë jam kryetar i projketeve të mëdha, Ismaili përmend gjëra të vogla që…

Lajme

06/10/2025 21:48

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se ka dallime me kandidatin e PDK-së, Uran Ismaili.

Rama tha se ai është kryetar i projekteve të mëdha, kurse Ismaili flet për gjëra që i kryen një drejtori në kryeqytet.

“Kemi ndryshime të mëdha, unë jam kryetar i projketeve të mëdha, Ismaili përmend gjëra të vogla që i bën një drejtori në kryeqytet. Unaza është 206 milion, 86 milion i kemi falë prej komunitetit evropian. Këto autostradat, rrugët dhe ky projekt është futur aty dhe 40% janë falas”, tha Rama në Klan Kosova.