Përparim Rama tregon se pse kundërkandidatët e tij nuk duhet të jenë Kryetar të Prishtinës
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, Përparim Rama në një paraqitje televizive ka dhënë arsyen se pse ai e meriton të jetë udhëheqësi i kryeqytetit dhe jo kundërkandidatët nga partitë e tjera.

Lajme
Ai ka thënë se Arben Vitia, Uran Ismaili e Daut Haradinaj nuk e meritojnë të jenë kryetar të Prishtinës për një arsye të thjeshtë.
“Po i them të gjithë për asrye se janë politikanë. Me të vërtetë ju them se të gjithë ishoh si djem të mirë. I çmoj dhe I respektoj të gjithë mirëpo mendojë se unë jam i duhuri për Prishtinën. Të gjithëve ju dëshiroj fat”, shtoi ai në emisonin “Natë Vere” në T7.
Rama e ka dhënë opinionin e tij edhe për kryetarin aktual të Prishtinës, Shpend Ahmeti.
“Një potencial I shkuar hiq, për fat të keq:, tha ai për Ahmetin.