Përparim Rama thotë se u ftua të kandidoj për kryetar komune pasi LDK “ishin të bindur që nuk fiton”
Në një video që po qarkullon në rrjet, i pari i Prishtinës, Përparim Rama, dëgjohet duke u tallur me LDK-në e Lumir Abdixhikut. Ai në këtë video, ndër të tjera thotë se mendon që ishte ftuar nga LDK-ja që të garojë për Prishtinën, pasi që ishin të bindur që nuk do të fitonte. “Zgjedhjet dukeshin…

Lajme
Në një video që po qarkullon në rrjet, i pari i Prishtinës, Përparim Rama, dëgjohet duke u tallur me LDK-në e Lumir Abdixhikut.
Ai në këtë video, ndër të tjera thotë se mendon që ishte ftuar nga LDK-ja që të garojë për Prishtinën, pasi që ishin të bindur që nuk do të fitonte.
“Zgjedhjet dukeshin që nuk mund të fitohen. Prandaj, mendoj që kjo ishte edhe arsye pse partia politike (LDK) më ftoi. Ata kurrë nuk menduan që unë do të fitoja“, është shprehur në këtë fjalim që ka mbajtur Rama.