Përparim Rama takohet me ambasadorin britanik, diskutojnë 19 projektet strategjike të Prishtinës

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është takuar me ambasadorin britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me të cilin ka diskutuar për 19 projektet strategjike të kryeqytetit. Përmes një postimi në Facebook, Rama ka bërë të ditur se në takim janë trajtuar projekte që përfshijnë fusha të ndryshme, duke nisur nga infrastruktura dhe transporti publik, deri te…

Lajme

20/10/2026 11:31

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është takuar me ambasadorin britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me të cilin ka diskutuar për 19 projektet strategjike të kryeqytetit.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka bërë të ditur se në takim janë trajtuar projekte që përfshijnë fusha të ndryshme, duke nisur nga infrastruktura dhe transporti publik, deri te sporti, shëndetësia dhe zhvillimi urban, transmeton lajmi.net.

Ai ka theksuar se këto projekte synojnë ta bëjnë Prishtinën një qytet më funksional dhe të krijojnë më shumë mundësi për qytetarët.

“Në Odën e Kryeqytetit, me ambasadorin britanik Jonathan Hargreaves, diskutuam 19 projektet strategjike që po e çojnë qytetin përpara: nga infrastruktura e transporti publik, te sporti, shëndetësia dhe zhvillimi urban.

Po i kthejmë projektet në hapa konkretë drejt një Kryeqyteti më funksional dhe me më shumë mundësi”, ka shkruar Rama./lajmi.net/