Përparim Rama shëtitje me gruan në Prishtinë: Kjo fitore është e jotja
Fituesi i zgjedhjeve lokale në Prishtinë, Përparim Rama ka ndarë disa fotografi të realizuara gjatë ditës së sotme në Prishtinë.

Lajme
Rama bashkë me bashkëshorten janë parë rrugëve të kryeqytetit.
Një ditë pas fitores, Përparim Rama ka falënderuar qytetarët që dolën në votime, ekipin e tij dhe bashkëshorten, transmeton lajmi.net.
“Ju përulem para privilegjit e përgjegjësisë që ma keni dhënë. Ju përulem me sinqeritet e me shumë dashni, dhe ju jap fjalën që secilën ditë si kryetari juaj do të punoj për jetësimin e plotë të krejt projekteve që i kam premtuar”, ka shkruar Rama, ndër të tjera./Lajmi.net/