Përparim Rama njofton rikthimin e teliferikut të Germisë
Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka bërë me dije se shumë shpejt do të kthehet teliferiku në zonën e Germisë. “Rikthimi i ski-liftit nuk është thjesht një projekt, është rikthim i një ndjenje që shumëkush e mban mend, dhe një mundësi e re për brezat që vijn”, ka shkruar mes tjerash Rama në…
Lajme
Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka bërë me dije se shumë shpejt do të kthehet teliferiku në zonën e Germisë.
“Rikthimi i ski-liftit nuk është thjesht një projekt, është rikthim i një ndjenje që shumëkush e mban mend, dhe një mundësi e re për brezat që vijn”, ka shkruar mes tjerash Rama në Facebook.
Reagimi i plotë:
Po e rikthejmë teleferikun e Gërmisë 
Rikthimi i ski-liftit nuk është thjesht një projekt, është rikthim i një ndjenje që shumëkush e mban mend, dhe një mundësi e re për brezat që vijnë.
Gërmia ka qenë gjithmonë më shumë se një park, është hapësira jonë e përbashkët, frymëmarrja e qytetit dhe një potencial i pashfrytëzuar për t’u kthyer në një pistë të vërtetë skijimi dhe pistë për sporte tjere reakreative.
Në një takim të zgjeruar me përfaqësues të komunitetit sportiv, organizatave rekreative dhe institucioneve relevante, janë diskutuar në detaje hapat konkretë për realizimin e këtij projekti, i cili tashmë po merr trajtë të qartë zhvillimore.
Duke qenë se Gërmia është zonë e mbrojtur, çdo hap do të ndërmerret me kujdes maksimal, në përputhje të plotë me standardet më të larta mjedisore dhe kornizën ligjore në fuqi.
Në koordinim të ngushtë me institucionet qendrore, po punohet intensivisht për qartësimin e procedurave dhe krijimin e bazës së nevojshme ligjore dhe teknike për jetësimin e këtij projekti.
Një zhvillim i madh është në horizont./Lajmi.net/