Përparim Rama mban nesër konferencë për mos-përfshirjen e buxhetit të Prishtinës në buxhetin e Kosovës

Përparim Rama do të mbajë sot një konferencë për media lidhur me mos-përfshirjen e buxhetit të Prishtinës në buxhetin e Kosovës. Sipas njoftimit zyrtar, i pari i kryeqytetit pritet të paraqesë qëndrimin e tij për këtë çështje dhe të sqarojë hapat e mëtejmë që do të ndërmarrë Komuna e Prishtinës, transmeton lajmi.net. Konferenca do të…

Lajme

14/02/2026 18:30

Përparim Rama do të mbajë sot një konferencë për media lidhur me mos-përfshirjen e buxhetit të Prishtinës në buxhetin e Kosovës.

Sipas njoftimit zyrtar, i pari i kryeqytetit pritet të paraqesë qëndrimin e tij për këtë çështje dhe të sqarojë hapat e mëtejmë që do të ndërmarrë Komuna e Prishtinës, transmeton lajmi.net.

Konferenca do të zhvillohet në objektin e vjetër të Komunës së Prishtinës, në Sallën e Konferencave, me fillim nga ora 14:00.

Pritet që gjatë adresimit të tij, Rama të flasë për implikimet që mund të ketë kjo situatë për projektet dhe funksionimin e kryeqytetit./lajmi.net/