Përparim Rama: Kurti më tha hajde me neve dhe nuk e ke problem për projektet

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se Albn Kurti i ka thënë se “nëse bëhet nuk do t’ia bllokojë projektet”. Rama tha se kjo ka ndodhur në Greqi, çështja ishte Lojërat Mesdhetare që Kosova do t’i organizojë. Aty, Rama tha se Kurti i kërkoi “të bëhet me të”. Sipas Ramës, Kurti nuk sheh Kosovë e…

Lajme

30/04/2025 21:55

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se Albn Kurti i ka thënë se “nëse bëhet nuk do t’ia bllokojë projektet”.

Rama tha se kjo ka ndodhur në Greqi, çështja ishte Lojërat Mesdhetare që Kosova do t’i organizojë.

Aty, Rama tha se Kurti i kërkoi “të bëhet me të”.

Sipas Ramës, Kurti nuk sheh Kosovë e shqiptari përtej Lëvizjes Vetëvendosje.

“Albin Kurti më ka thënë eja me neve, edhe nuk ka problem për projekte. S’je me neve atëherë kemi me t’i blloku krejt projektet. Më ka thënë personalisht, kemi qenë në Greqi kur erdhi si kryeministër deshti t’i prezantonte projektin për Lojërat Mesdhetare. Aty i thash kryeministër ne e kemi një projekt madhor për vendin, për kryeqytetin e gjithë Kosovën, ne duhet me bashkëpunu. Tha, eja me neve nuk ka problem. Çka me i tha, i thash po me neve jam, kush janë neve, populli është. Albin Kurti nuk sheh, Kosovë, Shqipëri, shqiptari përtej Vetëvendosjes”, ka thënë Rama.