Përparim Rama konfirmon Adelina Sahitin edhe për një mandat si drejtoreshë e Mirëqenies Sociale

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Drejtoresha për Mirëqenie Sociale, Adelina Sahiti, do të vazhdojë edhe një mandat në këtë pozitë, duke theksuar përkushtimin e saj për forcimin e shërbimeve sociale dhe mbështetjen e kategorive në nevojë. Rama ka vlerësuar se puna në fushën e mirëqenies sociale do të vijojë me intensitet, duke…

Lajme

04/05/2026 21:00

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Drejtoresha për Mirëqenie Sociale, Adelina Sahiti, do të vazhdojë edhe një mandat në këtë pozitë, duke theksuar përkushtimin e saj për forcimin e shërbimeve sociale dhe mbështetjen e kategorive në nevojë.

Rama ka vlerësuar se puna në fushën e mirëqenies sociale do të vijojë me intensitet, duke e cilësuar atë jo vetëm si prioritet institucional, por si përgjegjësi të përbashkët për një Kryeqytet më të drejtë dhe më të kujdesshëm ndaj çdo qytetari.

“Punët e mira vazhdojnë, bashkë për mirëqenien e qytetarëve të Kryeqytetit”, ka shkruar Rama.