Përparim Rama do të dorëzojë kërkesë në Gjykatën Kushtetuese sot

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, do të dorëzojë sot një kërkesë zyrtare në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Veprimi është planifikuar të ndodhë në orën 10:00, pranë objektit të Gjykatës në Prishtinë. Pas dorëzimit të kërkesës, kryetari Rama dhe nënkryetari i komunës, Shkëmb Manaj, do të mbajnë një konferencë për media, ku pritet të…

Lajme

05/09/2025 08:46

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, do të dorëzojë sot një kërkesë zyrtare në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

Veprimi është planifikuar të ndodhë në orën 10:00, pranë objektit të Gjykatës në Prishtinë.

Pas dorëzimit të kërkesës, kryetari Rama dhe nënkryetari i komunës, Shkëmb Manaj, do të mbajnë një konferencë për media, ku pritet të japin sqarime lidhur me arsyetimin dhe përmbajtjen e kësaj iniciative ligjore.