Përparim Rama del në konferencë: Të transferohen menjëherë paratë e Komunës së Prishtinës

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thirrur sot një konferencë për media të paparalajmëruar më parë. Rama thirri këtë protestë pasi transportuesit e linjave publike dhe nga ato private mbajtën edhe sot protestë në kryeqytet. Të njëjtit vendosën autobusët në rrugët e kryeqytetit, duke shkaktuar kështu bllokada të gjera në qarkullim. Rama në këtë konferencë…

Lajme

25/11/2025 11:30

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thirrur sot një konferencë për media të paparalajmëruar më parë.

Rama thirri këtë protestë pasi transportuesit e linjave publike dhe nga ato private mbajtën edhe sot protestë në kryeqytet.

Të njëjtit vendosën autobusët në rrugët e kryeqytetit, duke shkaktuar kështu bllokada të gjera në qarkullim.

Rama në këtë konferencë deklaroi se edhe sot gjendja është e njëtë, me protesta që i kupton plotësisht.

“Ju kërkoj falje qytetarëve që është ardhë deri në këtë pikë, edhe pse ne kemi lajmëruar me muaj të tërë për bllokadën që po i bëhet Prishtinës jashtëligjshëm. Vazhdojnë që mjetet vetanake të jenë të bllokuara jashtëligjshëm. Pra çka meritojmë me ligj, diku rreth 35 milionë euro e me të cilat do t’i kryenim të gjitha në momentin që hidhen në konton e kryeqytetit. Dje ishim me protestuesit përpara Qeverisë ku kërkova një takim urgjent me ministrin e kryeministrin në detyrë, por ata refuzuan të takohen. Jam edhe sot i gatshëm të takohemi menjëherë kudo që ata dëshirojnë e të zhbllokojmë këtë çështje që po bëhet problem pa pasur nevojë. Zgjedhjet lokale kanë përfunduar e ju lutem t’i lëmë politikat bllokuese prapa. Fondet që na takojnë me ligj t’i transferojnë menjëherë e protestuesit ti marrin pagat e veta”,deklaroi Rama, shkruan lajmi.net.

Ai përmendi edhe seancën e jashtëzakonshme të thirrur për të enjten.

“Kemi thirrur edhe një seancë të jashtëzakonshme për të enjten, të votojmë për bartjen që ka qenë e bllokuar edhe ajo më përpara e tash besoj se e kemi një mendësi të ndryshuar për të votuar bartjen, për 28 milionë të tjera shtesë. I thërrasë asamblistët që të jenë së bashku e të votojmë për këto 28 milionë të tjera, që Kryeqyteti të ketë opsione. Pra s’ka problem me fonde të kryeqytetit se ka fonde mjaftueshëm për t’i paguar të gjithë operatorët e s’ka problem këtu tek operatorët”,shtoi ai.

Rama tha se uron që të zgjidhet ky problem menjëherë./Lajmi.net/