Përparim Dushkolli, viktima tjetër e aksidentit të sotëm në Zajm të Klinës

Është konfirmuar edhe viktima e dytë e aksidentit që ndodhi në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në fshatin Zajm të Klinës. Klankosova mëson se bëhet fjalë për Përparim Dushkollin, nga fshati Korroticë e Epërme e Drenasit. Për vdekjen e tij kanë njoftuar edhe të afërmit. “Me dhimbje të madhe mora lajmin për ndarjen…

Lajme

23/09/2025 17:23

Është konfirmuar edhe viktima e dytë e aksidentit që ndodhi në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në fshatin Zajm të Klinës.

Klankosova mëson se bëhet fjalë për Përparim Dushkollin, nga fshati Korroticë e Epërme e Drenasit.

Për vdekjen e tij kanë njoftuar edhe të afërmit.

“Me dhimbje të madhe mora lajmin për ndarjen nga jeta të shokut tonë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve. Qoftë i paharruar kujtimi i tij, i pastë dritë shpirti!”, thuhet në një nga reagimet prekëse të të afërmve”.