Përmes imazheve të rralla, Bebe Rexha kujton vizitën që e bëri vite më parë në Shqipëri
Bebe Rexha është kthyer shumë prapa në kohë për ta kujtuar një vizitë të veçantë në Shqipëri.

ShowBiz
Një prej emrave më të suksesshëm të industrisë së muzikës që ka arritur sukses të madh në botë, është Bebe Rexha, shkruan lajmi.net.
Artistja asnjëherë nuk ka hezituar të tregojë prejardhjen nga vjen dhe njësoj veproi edhe së fundi.
Ajo publikoi disa fotografi në Instagram, me të cilat tregoi ndryshimin që e kishte bërë në dukje kur ishte në Shqipëri, pasi kishte prerë flokët shkurt.
“Kthehem në kohë tek kjo prerja e shkurtë e flokëve që e bëra kur isha në udhëtim në Shqipëri, tërhiqe për ta parë se sa të gjata i kisha flokët para se t’i shkurtoja”, ka shkruar ajo.
Në ato fotografi, ajo përmbledhi kujtimet me familje e shoqëri, në disa prej tyre shihen disa gra duke përgatitur ushqim.
E kur jemi tek ushqimi tradicional shqiptar, Bebe këto ditë izolimi i ka shfrytëzuar për t’i përgatitur disa receta. /Lajmi.net/
https://www.instagram.com/p/B_QjKVaFXhx/