Përmes imazheve joshëse, Rita tregon me cilat aktivitete po merret në shtëpi
Rita Ora po shijon këto ditë të qëndrimit pranë familjes.

ShowBiz
Për shkak të përhapjes së pandemisë, qytetarët në mbarë botën po detyrohen të qëndrojnë të mbyllur në shtëpi, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja Rita Ora, në këtë kohë ka rastin të qëndrojë më gjatë pranë prindërve, motrës e vëllait.
Ajo duket se po i kalon këto ditë për mrekulli dhe nuk lejon që t’i bëhen monotone, pasi po merret me disa aktivitete që e bëjnë të relaksohet.
Me anë të fotografive që postoi së fundi, Rita tha se dje u ul në kopshtin e shtëpisë dhe vizatoi një pemë, madje e bëri edhe fytyrën me ngjyrë.
Ajo që të bie në sy, ishte bluza e ngushtë që kishte veshur, teksa nën të nuk mbante fare veshur sytjena, por gjoksin e mbuloi me figura të luleve.
Thirrja e Ritës edhe kësaj radhe ishte të qëndroni në shtëpi, ngase vetëm në këtë mënyrë do e mposhtim pandeminë. /Lajmi.net/
https://www.instagram.com/p/B-zjs_VDeKu/