Përmbytje e madhe tek miniera e Artanës, Ferat Shala publikon pamje: Pasojat mund të jenë katastrofale
Deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka publikuar pamje nga miniera e Artanës ku siç raporton ai ka pasur përmbytje të rrezikshme nga horizonti i gjashtë. Fajin për këtë, Shala ia ka lënë keqmenaxhimit dhe mungesës së profesionalizmit në minierë, shkruan lajmi.net. Ai ka shkruar se kjo situatë është e papranueshme dhe nuk guxon të ndodhë…

Lajme
Deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka publikuar pamje nga miniera e Artanës ku siç raporton ai ka pasur përmbytje të rrezikshme nga horizonti i gjashtë.
Fajin për këtë, Shala ia ka lënë keqmenaxhimit dhe mungesës së profesionalizmit në minierë, shkruan lajmi.net.
Ai ka shkruar se kjo situatë është e papranueshme dhe nuk guxon të ndodhë pasi që sipas tij, pasojat mund të jenë katastrofale, njerëzore, teknike dhe mjedisore.
“Asnjë reagim institucional. Asnjë vlerësim apo prononcim nga shteti, nga dje deri më sot. Ndërkohë, bordi i KPMM-së, të gjithë në Kanada, kot me paratë e shtetit. Kështu qeveris Qeveria Kurti!”, ka shkruar Shala.
Ai ka shtruar pyetje se si mund të jetë gjendja brenda minierës. /Lajmi.net/
Video: