Përmbysje spektakolare, Chelsea shokon Arsenalin në Emirates

Një nga ndeshjet më të bukura këtë sezon është zhvilluar sot në Emirates, mes Arsenal dhe Chelseat.

Sport

29/12/2019 16:57

Vendasit ishin në epërsi pothuajse deri në fund të takimit, kur Blutë shënuan dy gola të shpejtë për rezultatin përfundimtar 1:2.

Gjithsesi, ndeshja shkoi më mirë për të besuarit e Artetas që shënuan përmes Pierre Emerick-Aubameyang.

Por në gjysmën e dytë, Chelsea ndryshoi totalisht dhe dominoi sfidën. Rezultati u barazua shtatë minuta para fundit, kur Jorginho (83’) shfrytëzoi gabimin amatoresk të portierit Bernd Leno.

Në kundërsulmin e radhës sulmuesi Tammy Abraham vuri në shok vendasit, duke realizuar për 1:2 dhe duke i dhuruar ekipit të tij tre pikë të mëdha.

Chelsea mbetet në pozitën e katërt me 35 pikë, kurse Arsenal në vendin e 12 me 24 pikë. /Lajmi.net/