“Përmbyset” situata me De Jongun – Chelsea shumë afër marrëveshjes me lojtarin
Frenkie De Jong është njëri nga emrat më të lakuar në këtë merkato. Mesfushori ende po përflitet për një largim nga skuadra e Barcelonës në këtë afat kalimtar. Ndonëse gjatë ditës së djeshme u raportua se ai ishte dakorduar të qëndronte në “Camp Nou”, sot situata duket e përmbysur, transmeton lajmi.net. Tom Roddy, gazetar i…
Sport
Frenkie De Jong është njëri nga emrat më të lakuar në këtë merkato.
Mesfushori ende po përflitet për një largim nga skuadra e Barcelonës në këtë afat kalimtar.
Ndonëse gjatë ditës së djeshme u raportua se ai ishte dakorduar të qëndronte në “Camp Nou”, sot situata duket e përmbysur, transmeton lajmi.net.
Tom Roddy, gazetar i The Times, shkruan për një dakordim në parim në mes të lojtarit dhe Chelseat për t’u transferuar gjatë verës.
Gjithsesi, duket që ende ka shumë punë deri në finalizimin e plotë të kësaj lëvizjeje, për shkak se mungon dakordimi në mes të klubeve. /Lajmi.net/