Përmbyset një kamion me derivate në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohet një person
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, në kilometrin e 24-të, drejtimi Prishtinë-Prizren. Në këtë aksident është përfshirë një kamion që po barte derivate, i cili në pamjet e publikuara në media shihet të jetë përmbysur. Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi i cili ka…
Lajme
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, në kilometrin e 24-të, drejtimi Prishtinë-Prizren.
Në këtë aksident është përfshirë një kamion që po barte derivate, i cili në pamjet e publikuara në media shihet të jetë përmbysur.
Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi i cili ka thënë se një person është lënduar.
“Rreth orës 06:00, në kilometrin 24 të autostradës, drejtimi Prishtinë-Prizren, ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident është përfshirë një kamion (vetaksident). Si pasojë e aksidentit një person ka kërkuar ndihmë mjekësore. Policia e ka trajtuar aksidentin”, ka thënë Krasniqi. /Lajmi.net/