Përmbyllet procesi i rinumërimit në Skenderaj, Mërgim Lushtakut i hiqen më së shumti vota
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në ora 10:00, ka njoftuar se ka përfunduar procesi i rinumërimit në 7 Komuna, ndërsa po vazhdon në Komunat e tjera. Një ndër Komunat që ka përfunduar procesi i rinumërimit, është ajo e Skenderajt. Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ, në Skenderaj, gjatë rinumërimit, më së shumti vota i janë hequr…
Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në ora 10:00, ka njoftuar se ka përfunduar procesi i rinumërimit në 7 Komuna, ndërsa po vazhdon në Komunat e tjera.
Një ndër Komunat që ka përfunduar procesi i rinumërimit, është ajo e Skenderajt.
Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ, në Skenderaj, gjatë rinumërimit, më së shumti vota i janë hequr Mërgim Lushtakut nga PDK, gjithsej 94 sosh.
Përveç tij, 42 vota i janë hequr edhe Shahin Dervishajt, 36 Sala Jasharit, 32 Jakup Nurës dhe 30 vota Ariana Musliu-Shoshit, ndërsa 29 kandidatit për kryeministër nga PDK, Bedri Hamzës, 29 vota.
Më së shumti vota nga PDK, ka rifituar në Skenderaj, Abelard Tahiri, gjithsej 17 sosh, Ferat Shala 15, Bekim Haxhiu 12, Përparim Gruda 9 dhe Eman Rrahmani 8.
Nga VV, vota më së shumti në Skenderaj ka humbur Kaltrina Gruda, gjithsej 30 sosh. Pas saj, Fatos Geci 13 vota, Fitim Haziri 6 vota, Agon Batusha 4 vota dhe Bajram Mavriqi 3 vota.
Nga kjo parti, në Skenderaj ka rifituar vota më së shumti Hajrulla Çeku, gjithsej 12 sosh. Pas tij është Arben Vitia me gjithashtu 12, Arjeta Fejza 9, Adnan Rrustemi 9 dhe gjithashtu Egzona Tërdevci 9 vota.
Nga LDK, vota ka humbur Fadil Geci gjithsej 22, Kujtim Shala 7, Besart Berisha 7, Avdullah Hoti 4 dhe Vlora Dumoshi 3. Nga pesë kandidatët që kanë marrë vota pas rinumërimit në Skenderaj, janë Arben Gashi me +4, Serbeçe Muçaj 3, Paris Guri 3, Ermal Sadiku 2 dhe gjithashtu Rrezarta Krasniqi 2 vota.
Në AAK, vota në Skenderaj kanë humbur vetëm Besnik Krasniqi, Kreshnik Smajlaj dhe Mbresa Dini nga 1 votë. Votat iu janë shtuar Ramush Haradinajt, gjithsej 10, Bekë Berishës 7, Besnik Tahirit, Agim Çekut dhe Daut Haradinaj nga gjashtë.
Rinumërimi ka sjell ndryshime në vota në pothuajse të gjith Komunat, por më së shumti në Komunën e Prizrenit. Prokuroria vetëm ka filluar të mbledh prova për këto ndryshime. /Lajmi.net/