Përlotet Ramush Haradinaj derisa sheh videon e nënës Rukë duke vajtuar për djemtë e vrarë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është emocionuar gjatë një momenti në emision, kur iu shfaq një video e nënës së tij, duke vajtuar për djemtë e vrarë gjatë luftës. Haradinaj tha se përpiqet vazhdimisht t’i lehtësojë dhimbjen dhe mërzinë nënës së tij, e cila ka humbur shumë në luftë. Ai shtoi se lidhja me të…

Lajme

10/12/2025 22:44

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është emocionuar gjatë një momenti në emision, kur iu shfaq një video e nënës së tij, duke vajtuar për djemtë e vrarë gjatë luftës.

Haradinaj tha se përpiqet vazhdimisht t’i lehtësojë dhimbjen dhe mërzinë nënës së tij, e cila ka humbur shumë në luftë.

Ai shtoi se lidhja me të mbetet e pandashme dhe theksoi se mëngjesin e nis çdo ditë pranë saj, raporton lajmi.net

“Mundohem gjithë kohën t’ia heq mërzinë nënës. Çdo mëngjes ditë e filloj me nënën, në 07:00 ora pijmë kafe bashkë”, u shpreh Haradinaj./Lajmi.net/