Përleshjen prej gjysmë ore, arinjtë e përfunduan me një përqafim

Patrick Martin ka arritur ta fotografojë momentin mbresëlënës, kur dy arinj që u përleshen për gjysmë orë, gjithçka e përfunduan me një përqafim mes vete.

Fun

06/07/2018 11:59

 

Fotografi 50-vjeçar ishte duke shëtitur në një pjesë malore të British Columbia të Kanadasë, kur pa këto krijesa të rritura që po rriheshin.

“Gjithçka përfundoi papritmas dhe si dy boksierë profesionistë, u ndanë pa i mbajtur mëri tjetrit për goditjet e fuqishme”, ka shkruar Martin.

Ndryshe prej kafshëve tjera, që përleshen për territor apo për partnere, arinjtë tregojnë forcën ndaj njëri-tjetrit edhe si pjesë e lojës. /Telegrafi/