Përleshje në Podujevë, lëndohen dy persona ndërsa arrestohen katër

Një përleshje mes disa personave ka ndodhur dje në Podujevë. Si pasojë e kësaj përleshje janë lënduar dy persona ndërsa katër të tjerë janë arrestuar, shkruan lajmi.net. Të arrestuarit janë dërguar në mbajtje. “Rr. Xhemajl Mustafa, Podujevë / 26.05.2026 – 19:59. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se ishin përfshirë në një…

Lajme

27/05/2026 08:35

Një përleshje mes disa personave ka ndodhur dje në Podujevë.

Si pasojë e kësaj përleshje janë lënduar dy persona ndërsa katër të tjerë janë arrestuar, shkruan lajmi.net.

Të arrestuarit janë dërguar në mbajtje.

“Rr. Xhemajl Mustafa, Podujevë / 26.05.2026 – 19:59. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se ishin përfshirë në një përleshje. Si pasojë e incidentit lëndime trupore kanë pësuar 2 ankues të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor. Katër të arrestuar me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport të Policisë. /Lajmi.net/